PO SHIJOJNË ROMANCËN E TYRE PA E MARRË VESH ASKUSH/ Leonardo Di Caprio dhe Camila Morrone janë martuar në fshehtësi – AlpeGossip
PO SHIJOJNË ROMANCËN E TYRE PA E MARRË VESH ASKUSH/ Leonardo Di Caprio dhe Camila Morrone janë martuar në fshehtësi

PO SHIJOJNË ROMANCËN E TYRE PA E MARRË VESH ASKUSH/ Leonardo Di Caprio dhe Camila Morrone janë martuar në fshehtësi

Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo Di Caprio po shijon lidhjen e tij të dashurisë me partneren, Camila Morrone.

Pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjën e tyre të bukur.

Madje, gjërat mes çiftit duket se po bëhen tepër serioze dhe ata kanë planifikuar tashmë jetën së bashku.

45-vjeçari dhe 22-vjeçarja po planifikojnë të kenë një familje.

Për më tepër, burimet tregojnë se çifti është martuar në fshehtësi.

Një person shumë i afërt me çiftin shprehet se tashmë Di Caprio dhe Morrone janë kurorëzuar me martesë dhe madje ekzistojnë thashethemet se Camila është shtatzënë.

“Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para ndarjes se çmimeve Oscar. Ata u përpoqën të ruanin sekretin sa të mundnin, por tani kanë vendosur që ka ardhur koha që më në fund të japin lajmin e mirë për miqtë e tyre.’
‘Ekziston një thashethem se Camila është shtatzënë.”- ka treguar burimi.

Megjithatë, ende nuk e dimë nëse këto lajme janë të vërteta, ndaj presim një konfirmim nga çifti i famshëm.