Soni Malaj nuk ndalet! Sjell bashkëpunimin me tre këngëtarët e njohur botëror – AlpeGossip
Soni Malaj nuk ndalet! Sjell bashkëpunimin me tre këngëtarët e njohur botëror

Soni Malaj nuk ndalet! Sjell bashkëpunimin me tre këngëtarët e njohur botëror

Këngëtarja Soni Malaj vetëm pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin e saj me këngëtarin latin Jowell. Kënga e tyre “En La Intimidad” erdhi në gjuhën spanjolle dhe nga dita në ditë po korr një sukses të madh, jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun latin.

Mirëpo ndërsa është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, Soni Malaj na ka lajmëruar sot nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti do të sjellë në gjuhën franceze këngën “Sensual Inspiration”, së bashku me artistët e njohur: Jowell, Faruk dhe Randy.

Me sa duket Soni ka vendosur të mos i ndahet tregut latin dhe madje përflitet se së shpejti do të sjellë disa projekte të reja muzikore.