“E DASHURUAR ME TY, POR…”/ Komenti i partneres së ish-bashkëshortit të Rudina Dembacajt tregon raportin që ajo ka me vajzën e tij – AlpeGossip
“E DASHURUAR ME TY, POR…”/ Komenti i partneres së ish-bashkëshortit të Rudina Dembacajt tregon raportin që ajo ka me vajzën e tij

“E DASHURUAR ME TY, POR…”/ Komenti i partneres së ish-bashkëshortit të Rudina Dembacajt tregon raportin që ajo ka me vajzën e tij

Pas ndarjes së bujshme me aktoren Rudina Dembacaj, ish partneri i saj Aleksandër Varfaj po shijon prej kohësh romancën e tij me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Moza Preza.

E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun ndaj dhe në postimet e herë pas hershme në rrjetet sociale që ai publikon përpiqet që ta mbajë të fshehtë identitetin e partneres së tij për ndjekësit.

Madje partnerja e re, tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se çifti tashmë po shijojnë lidhjen e tyre së bashku me praninë e vogëlushes. Ish-partneri i aktores publikon shpesh herë imazhe të vogëlushes së tij duke i shprehur dhe dashurinë e madhe që ka për të.

Mirëpo në postimin e tij së fundmi ku ka publikuar një foto të Viktorias, është vënë re komenti i partneres së Aleksandrit ku mund të shihet dhe dashuria që ajo ka gjithashtu për vajzën e tij duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre shkon për bukuri.

“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma më shumë me vajzën që ti ke rritur…”– shkroi ajo krahas fotos.