Kantautori shqiptar tregon historinë me vajzën: Na duhej e qara për këngën, kështuqë… – AlpeGossip
Kantautori shqiptar tregon historinë me vajzën: Na duhej e qara për këngën, kështuqë…

Kantautori shqiptar tregon historinë me vajzën: Na duhej e qara për këngën, kështuqë…

Kantautori i njohur shqiptar, Sajmir Çili, ka rrëfyer historinë me vajzën e tij Isea, të cilës i dedikoi një këngë.

I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, ai shpjegoi se cfarë bëri që të merrte të qarën e vogëlushes për në këngë.

“Emocionin më të vecantë që kam ndjerë në skenë, është kënga në 2007 dhe dalja ime e fundit në festivalin e RTSH. Është kënga për vajzën “Ninullë për ty” që një baba i kushton fëmijës. Suela bëri tekstin, unë muzikën, Isea ishte aq e vogël, ishte dy muajshe saqë i thashë mos i jep qumësht që të qajë pak se na duhet. Dhe kur dëgjohet ajo këngë, fillon me të qarat e Iseas. Në ato momente, i bënim qejfin vetes duke thënë se është këngëtarja më e vogël në Festival”, tha ai.

Ndërsa, kur u pyet për marrëdhënien me vajzën, nuk hezitoi të thoshte se i ka ngjarë atij në karakter.

“Isea është shumë e dashur, pak mistrece dhe shumë e fokusuar në detyrat e saj. Kur do ta bëj dicka, o e bën, o se bën fare. Ka ngjarë pak nga geni im, nga babi nga Gjirokastra që kështu sic them unë do bëhet dhe pikë. Unë gjithmonë ia plotësoj se pika më e dobët, ajo mbetet në jetë”, zbuloi Çili.