NDRYSHIMI SHOKUES/ Kështu do dukeni edhe ju nëse nuk lyeni edhe qafën me krem dielli – AlpeGossip
NDRYSHIMI SHOKUES/ Kështu do dukeni edhe ju nëse nuk lyeni edhe qafën me krem dielli

NDRYSHIMI SHOKUES/ Kështu do dukeni edhe ju nëse nuk lyeni edhe qafën me krem dielli

Nëse deri më sot e keni neglizhuar vendosjen e kremit të diellit në fytyrë, por edhe në zonën e qafës, shpresojmë të kjo foto t’ju bindë:

Ndryshimi shokues: Kështu do dukeni edhe ju nëse nuk lyeni edhe

PHOTO CREDITS: POSCH CRISTIAN

92-vjeçarja, për dekada ka aplikuar krem dielli në fytyrë, por jo në qafë dhe ky është rezultati.

Fotoja tregon efektet që ekspozimi i zgjatur në diell mund të ketë në lëkurë nëse nuk mbrohet.

Gruaja 92-vjeçare në foto përdori vazhdimisht hidratues mbrojtës ndaj rrezeve UV në fytyrën e saj, por ajo neglizhoi ta aplikonte në qafë për dekada të tëra.

Në thelb, nëse lëkura plaket në mënyrë natyrale, është një proces i njohur si plakje kronologjike, por nëse plakeni nga dielli, mund ta quajmë “fotoplakje”.

Kjo e fundit përshpejtohet nga ekspozimi i vazhdueshëm dhe i zgjatur ndaj rrezeve UV të diellit, të cilat dëmtojnë qelizat e lëkurës. Në raste ekstreme, kjo neglizhencë mund të çojë edhe në kancer lëkure.

Kremi i diellit është jetik për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga sëmundjet.

Ndonëse nuk ka gjasa të mposhtim plakjen njerëzore, është e rëndësishme të kujdesemi për lëkurën duke aplikuar çdo ditë spf. Kështu, edhe kur të plakemi, lëkura përsëri do të duket dhe do të jetë e shëndetshme!

Burimi: Unilad