“Më doli këpuca dhe nuk hynte më”/ Këngëtarja shqiptare paska qenë në pikë të hallit dhe ne s’kuptuam asgjë – AlpeGossip
“Më doli këpuca dhe nuk hynte më”/ Këngëtarja shqiptare paska qenë në pikë të hallit dhe ne s’kuptuam asgjë

“Më doli këpuca dhe nuk hynte më”/ Këngëtarja shqiptare paska qenë në pikë të hallit dhe ne s’kuptuam asgjë

Rosela Gjylbegu ka treguar një epsiod vërtet të sikletshëm në një nga performancat e saj në Festivalin e RTSH-së.

Në një prononcim për revistën “Who”, këngëtarja shqiptare ka rrëfyer 10 gjërat që nuk dinim për të, mes të cilave edhe ky incident që do të lexoni më poshtë.

“Kur merrja pjesë në festival e RTSh-së në 2006 tek po ecja për të dalë në skenë më doli këpuca nga këmba dhe nuk hynte më. Unë isha në mes të skenës, prandaj e mbaj mend si një moment shumë të sikletshëm”, ka rrëfyer Rosela.

Si një ish-konkurrente e “Etheve të së premtes mbrëma”, këngëtarja e cilësoi spektaklin si eksperienca më emocionuese në jetë deri tani:

“Nga aty jeta ime ndryshoi për mirë”, u shpreh ajo.