"DEL PROTESTA..."/ Sazan Guri shndërrohet si një murgeshë në “Dance With Me” dhe ka një mesazh për shqiptarët - AlpeGossip
“DEL PROTESTA…”/ Sazan Guri shndërrohet si një murgeshë në “Dance With Me” dhe ka një mesazh për shqiptarët

“DEL PROTESTA…”/ Sazan Guri shndërrohet si një murgeshë në “Dance With Me” dhe ka një mesazh për shqiptarët

Profesori Sazan Guri, prej disa javësh shfaqet në ekranin e “Klan” duke sfiduar veten në fushën e kërcimit në “Dance With Me”. Këtë herë, Guri kishte zgjedhur kostumin e një murgeshe për të performuar në skenë, krahas moderatores Kiara Tito. Ai shkëlqeu gjatë performancës dhe u duartrokit shumë nga publiku, duke sjellë një moment argëtues në skenë.

Mirëpo, kur u pyet nga Alketa Vejsiu se përse zgjodhi këtë performancë, Sazan Guri dha përgjigjen që askush nuk e priste.

“Ne jemi në një situatë kur qytetari shqiptar po lufton dhe del në protesta. Nga luftërat, të gjithë popujt kanë humbur. Ndërsa nga bashkëpunimi, të gjithë kanë dalë të fituar. Për mijëra vjet, kur Gjermania dhe Franca kanë luftuar dhe humbën të dyja palët. Kur nisën bashkëpunimin dhe bënë paqe, jo vetëm fituan veten por prej 50 vitesh edhe Europën” – tha Sazan Guri në lidhje me protestat e zhvilluar së fundmi në Shqipëri.

Juria e “Dance With Me” e vlerësoi dyshen simpatike të kërcimit, me pikët maksimale.