Fjolla Morina vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më seksi të showbizit shqiptar dhe ndër më të komentuarat në media si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private.
Pak muaj më parë Fjolla ishte në qendër të vëmendjes për sherrin me ish-të dashurin e Morena Tarakut, iraniani Sasha Sobhani.
E ftuar sot në “Thumb”, Fjolla u shpreh se Morenën e ka mikeshë dhe nuk është ajo natyrë që do shikonte të dashurin e saj.
“Unë me Morenën jemi shoqe të ngushta dhe ai tipi ishte i sëmurë mendor. S’jam tip që i kqyr burrin asnjërës, s’jam ajo natyrë. Unë më shumë rri me burrat e shoqeve të mia se me ato. Më njofin se kush jam dhe prandaj më lënë të rri me ta pa asnjë problem”, është shprehur Fjolla.