TESTO VETEN/ Këto mënyra të tregojnë nëse dashuria jote është e pastër – AlpeGossip
TESTO VETEN/ Këto mënyra të tregojnë nëse dashuria jote është e pastër

TESTO VETEN/ Këto mënyra të tregojnë nëse dashuria jote është e pastër

Ne gjithmonë shqetësohemi për dashurinë e tij: a na do ai/ajo aq shumë sa e duam ne? A na do me të vërtetë? Me fjalë, të gjithë thonë ‘shumë’, por a është kështu edhe me vepra? Nëse do të ishe gjendur në një situatë të tillë, përmes së cilës të kuptosh nëse të do apo jo aq sa thotë, do të doje ta mësoje? Ne jemi të bindur që e duam tjetrin, por a e duam pa asnjë interes, a duam atë dhe jo jetën që jemi mësuar të bëjmë me të? Për ta kuptuar, provo nëse janë të vërteta për ty këto tri ndjenja.

E do atë, mbi të gjitha, si njeri, pastaj si mikun më të afërt, partnerin dhe anëtarin e familjes. Ti ia njeh potencialin dhe mirësinë. Nuk e sheh sikur është prona jote dhe as me frikë. Ti e sheh dhe ndihesh e sigurt sikur sheh gjyshërit e tu. Sakrifikon për të në mënyrë krejt joegoiste

Nëse ai është i lumtur, ti je e lumtur, edhe nëse ai nuk është me ty. Nuk do e kesh kurrë zili për marrëdhënien e re, sepse nuk sheh arsye. Ju nuk mund të ishit bashkë, prandaj ai duhet të jetojë jetën e vet. Kthehesh tek ai, pavarësisht të gjithavePavarësisht ku jeni apo sa kohë keni pa u parë, gjithmonë do ktheheshe tek ai. Nëse ai do të të telefononte ndonjëherë, ti .do shkoje gjithmonë. Do jetë gjithmonë dikush që do e dojë atë atje tej. Ti nuk do e braktisje kurrë. Do i japësh hapësirën të rritet në jetë, por do jesh gjithmonë atje. Jo duke e pritur pa jetuar, por duke e dashur vetë.

Dashuria nuk është thjesht një pëlqim. Është shumë më tepër sesa një emocion i menjëhershëm. Dashuria është ndjenja pafundësisht e fortë për dikë. Ti do e kesh atë me vete për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Dikush nuk ndien kaq fort. Por kushdo ka mënyrën e vet të të dashuruarit. Dhe disa njerëz nuk do hiqnin dorë nga e mira dhe e keqja që vjen me këtë forcë të ndjenjave, shkruan revistaclass. Nuk do shkëmbenin asgjë me humbjen dhe dhembjen që vjen kur i do dhe interesohesh me shpirt për njerëzit. Ata nuk pendohen për dashurinë e pastër. Nëpërmjet saj kuptojnë kush janë.