“PARATË NUK I ÇON DOT NË BANKË PASI VDES”/ Aktori i njohur dhuron pasurinë miliona euroshe – AlpeGossip
“PARATË NUK I ÇON DOT NË BANKË PASI VDES”/ Aktori i njohur dhuron pasurinë miliona euroshe

“PARATË NUK I ÇON DOT NË BANKË PASI VDES”/ Aktori i njohur dhuron pasurinë miliona euroshe

Ai është bërë i famshëm në Perëndim për filmin “Ana dhe mbreti”, ku luan përkrah aktores Jodie Foster.

Por në jetën e vërtetë ai nuk është aspak mbret, edhe pse pasurinë e ka të tillë

Aktori Chow Yun-fat, 63 vjeç, ka vendosur të dhurojë të gjithë pasurinë e tij.

Në total mendohet se ai ka një pasuri prej 600 milionë eurosh, por do e dhurojë të gjithën.

I njohur për filmat aksion, ai bën një jetë shumë të thjeshtë në vendin e tij, në Hong Kong.

Thuhet se përdor vazhdimisht metronë për të lëvizur dhe mban një celular Nokia prej 17 vitesh.

“Nuk mund të dërgosh paratë në bankë, nëse ke vdekur,” thotë ai.