Mbrëmjen e sotme ishte nata e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike”. 8 artistë të rinj performuan në skenë dhe vetëm njëri prej tyre nuk mori statusin Big.
7 artistët që morën drita jeshile nga juria janë Josil, Eldis Arrnjeti, Gzim Hajdari, Stivi, Genti Disha, Gent dhe Kleoniki.
Këngët: Josil- “Zemra e din”
Eldis Arrnjeti- “Akoma jo”
Gzim Hajdari- “A thu kom harru”
Stivi- “Lakmi”
Gent Disha- “Ma ke bo”
Genti- “Ai ajo”
Kujtojmë se juria përbëhet nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti
Dje ishte nata e para gjysmëfinale, ku 5 nga 8 artistët e rinj që performuan morën gjithashtu statusin Big.