Renato Mekolli, shefi i famshëm i Shqipërisë të premten do të nisi me ”luftën” ose ndryshe me ”Hell’s Kitchen”. Ai ka postuar një foto ku duket tepër i relaksuar me uniformën e ”kuzhinës së djallit” teksa është ulur në një kolltuk ku në sfond ka foto të disa kuzhinjerëve të tjerë.
Ai e ka shoqëruar foton me përshkrimin:
Hell’s Kitchen Albania 🙏🏻
Të premten fillon lufta 🤜🏻
Në komente shohim shumë ndjekës të cilët shprehen se mezi e presin, ndërsa ajo ç’ka na ka tërhequr vëmendjen ishte një koment nga një ndjekës i cili i thotë: gjysma e rrogës te iken per pjatat🤣🔝. Ndërsa Renato i përgjigjet: per thyerjen e pjatave më ngrihet rroga,nuk më ulet 🤣🤣.
Mesa duket, shefi sapo na e tha arsyen ”sekrete” të thyerjes së pjatave.
Gjithçka paska të bëjë me rrogën.
Eh mor Shef Renato, thyej sa të kesh mundësi… /AlpeGossip.al