3 MUAJT E PARË ME KOKËN NË TUALET/ Jona Spahiu tregon si e mësoi që ishte shtatzënë – AlpeGossip
3 MUAJT E PARË ME KOKËN NË TUALET/ Jona Spahiu tregon si e mësoi që ishte shtatzënë

3 MUAJT E PARË ME KOKËN NË TUALET/ Jona Spahiu tregon si e mësoi që ishte shtatzënë

I pari që e dalloi se Jona Spahiu ishte në pritje të ëmbël, ishte bashkëshorti i saj Frenkli, në atë kohë i dashuri i saj.

Jona ka treguar në një video në Instagram, se ajo dhe Frenkli ishin në Paris dhe në atë kohë, moderatorja nuk ndihej aspak mirë.

“Jona je shtatzënë”, i tha partneri moderatores dhe sigurisht që ajo e mori me shaka, por shenjat ishin të tilla saqë e kuptoi vetë se diçka po i ndodhte trupit të saj.

“Kur erdha në Tiranë pastaj të vjellat u përkeqësuan, u bë disa ditë që unë thuajse nuk haja asgjë edhe përfundova në spital. Në spital u bënë analizat, familjarët erdhën të shqetësuar se çfarë i ksihte ndodhur Jonës dhe më në fund morën lajmin që unë isha shtatzënë. Isha 6 javëshe shtatzënë. Ato që e pritën edhe më mirë ishin gjyshërit e Raidenit.

Jona thotë se një vajzë 24 vjeçare është e re për t’u bërë nënë por ajo ka përjetuar disa gjëra të jetë që e kishin përgatitur për këtë gjë, veçanërisht kur njohu Frenklin të cilin ishte i sigurt që do të ishte babai i fëmijës së saj.

Shtatzënia ishte e vështirë sigurisht dhe të vjellat vijuan për 3 muaj, shprehet jona:

“Për 3 muaj unë kam jetuar me bukë të thekur, djathë të bardhe dhe limon. Më të tmerrshmeishin të vjellat e mëngjesit kur pa ngrënë asgjë të duhej të rije me kokën në tualet”.

Megjithatë Jona tregoi edhe momente të bukura si ajo kur Raiden e zinte lemza në bark dhe lëvizte zakonisht pas orës 2:00 të mëngjesit.