“TI JE SUPERFUQIA IME”/ Komenti romantik i Bes Kallakut mori një përgjigje epike nga Xhensila – AlpeGossip
“TI JE SUPERFUQIA IME”/ Komenti romantik i Bes Kallakut mori një përgjigje epike nga Xhensila

“TI JE SUPERFUQIA IME”/ Komenti romantik i Bes Kallakut mori një përgjigje epike nga Xhensila

Xhensila dhe Besi kanë tërhequr jo pak vëmendjen me komentet mes njëri-tjetrit. Si gjithmonë, është Besi ai që dallon me batuta, por këtë herë aktori e ka lënë humorin mënjanë.

Kjo, falë setit të ri fotografik të Xhensilës, e cila ka publikuar disa foto bardh e zi. “Unë jam femër. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar këngëatarja, ndërsa Besi e ka patur një përgjigje. “Ti je superfuqia ime!”, ka komentuar ai, ndërsa Xhensila ka menduar të ndërrojë rolin me bashkëshortin, duke ia kthyer: “Domatja është superfuqia jote”.

Një moment i tillë mes të dyve ka bërë që ndjekësit të ndahen në dy grupe: ata që mbështesin përgjigjen romantike të Besit dhe ata që i bashkohen humorit të Xhensilës. Për çiftin, duket se komente si këto nuk do të mungojnë kurrë. /News31.al