JO ÇDO KËNGËTAR DO E BËNTE KËTË/ Gashi lë pa fjalë fansen me veprimin ndaj saj (FOTO) - AlpeGossip
JO ÇDO KËNGËTAR DO E BËNTE KËTË/ Gashi lë pa fjalë fansen me veprimin ndaj saj (FOTO)

JO ÇDO KËNGËTAR DO E BËNTE KËTË/ Gashi lë pa fjalë fansen me veprimin ndaj saj (FOTO)

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ishte një ndër emrat që performoi këtë vit në festivalin “Sunny Hill”. Gashi nxori në shitje edhe një numër të limituar bluzash me simbolin e shqiponjës, mirëpo jo të gjithë fansat kanë pasur mundësinë ta blejnë.

Një fanse e ka falenderuar Gashin me anë të një mesazhi në Instagram duke zbuluar se reperi ia kishte dhënë vetë paratë e bluzës.

“Përshëndetje Gashi, unë isha në SunnyHill dhe ju po shisnit bluza për fansat dhe nuk kisha para dhe më dhatë 20 euro për të blerë një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që unë mendoj se jeni i shkëlqyer, duhet të ndjehesh krenar për veten tënde”, i shkruan fansja, mesazh të cilin Gashi e ka postuar në Instastory.