KA MARRËDHËNIE TË NGUSHTË ME FAMILJEN E SAJ/ Elvana përlot fansat me rrëfimin: Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi… (FOTO) – AlpeGossip
KA MARRËDHËNIE TË NGUSHTË ME FAMILJEN E SAJ/ Elvana përlot fansat me rrëfimin: Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi… (FOTO)

KA MARRËDHËNIE TË NGUSHTË ME FAMILJEN E SAJ/ Elvana përlot fansat me rrëfimin: Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi… (FOTO)

Elvana Gjata ka qenë e angazhuar së fundmi me disa projekte të reja duke publikuar deri tani dy bashkëpunime shumë të suksesshme, “Fustani” me Capital T dhe “Meine Liebe” me Ardian Bujupin. Ndërkohë Elvana dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në “Sunny Hill Festival”.

Pas këtyre angazhimeve, Elvana më në fund ka gjetur kohë për familjen e saj me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Me këtë rast këngëtarja ka publikuar një status të 6 viteve më parë ku shkruan se sapo kishte hyrë në shtëpi kishte puthur e përqafuar prindërit me lot në sy.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana.

“Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”, shton këngëtarja.