Është shumë i famshëm, por aktori shqiptar paguhet më pak se një punëtor llaçi – AlpeGossip
Është shumë i famshëm, por aktori shqiptar paguhet më pak se një punëtor llaçi

Është shumë i famshëm, por aktori shqiptar paguhet më pak se një punëtor llaçi

Ditën e sotme, në emisionin ‘Dita’, është prekur tema për teatrin shqiptar dhe gjendjen e punojësve të tij.

I ftuar në këtë emision ka qenë aktori i njohur Genc Fuga.

Fuga ka bërë një deklaratë për situatën aktuale të artit në Shqipëri, e veçanërisht teatrit. Ai krahasoi pagën që marrin aktorët këtu tek ne, me atë që marrin punëtorët e llaçit.

“Nëse bëjmë një llogari me laps e letër dhe shkruajmë aty shumën që marim për një rol kryesor dhe që ‘të del xhani’, me thënë të drejtën, ti ke një çmim të caktuar dhe po ju them me bindje se, në rast se këtë çmim e ndan në katër muaj punë, ne na del ora e punës më e lirë se sa ai përzierësi i llaçit, që tregun e ka te ‘Partizani i Panjohur’. Një aktor në Shqipëri paguhet shumë më pak se një punëtor krahu.”- ka thënë Fuga.

Aktori fajëson për këtë situatë hapësirën e vogël televizive që i jepet artit në programacionin e televizioneve shqiptare, ndërkohë që politika zë vendin më të madh.

 

Megjithatë, i pyetur nëse do të largohet ndonjëherë nga ky vend, aktori është përgjigjur:

“Disa më thonë kokëderr por… unë kam vendosur të qëndroj këtu.”