E mbani mend Zelishin tek Shtëpiake? Shikoni ç’ndryshim drastik ka pësuar (FOTO) – AlpeGossip
E mbani mend Zelishin tek Shtëpiake? Shikoni ç’ndryshim drastik ka pësuar (FOTO)

E mbani mend Zelishin tek Shtëpiake? Shikoni ç’ndryshim drastik ka pësuar (FOTO)

Seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” ka qenë shumë i ndjekur pak vite më parë kur u transmetua në

Shqipëri dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e teleshikuesve historia e katër femrave kryesore të serialit.

Njëra prej tyre ishte Zelishi e cila përshkruhej gjithnjë si moderne, e shkathët dhe shpeshherë i bënte teleshikuesit të qeshnin me veprimet e saj.

Mirëpo në jetën reale, Zelish emri i vërtet i të cilës është Evrim Solmaz, nuk ngjason fare me Zelishin. Aktorja 45-vjeçare është e martuar me një trajner kung fu-je dhe ka një djalë me të.

Në jetën reale, Evrim nuk e pëlqen fare jetën luksoze si Zelish në serial, por në fotot që poston në rrjete sociale aktorja shfaqet shumë e thjeshtë.

Roli i saj i fundit ishte në Ertugrul ku luajti disa seri ndërsa aktualisht aktorja po i përkushtohet jetës familjare.