“NDIQ ËNDRRAT E TUA”/ U mbyll në vetvete pas humbjes së motrës, Stine i realizon djalit ëndrrën e madhe (FOTO) – AlpeGossip
“NDIQ ËNDRRAT E TUA”/ U mbyll në vetvete pas humbjes së motrës, Stine i realizon djalit ëndrrën e madhe (FOTO)

“NDIQ ËNDRRAT E TUA”/ U mbyll në vetvete pas humbjes së motrës, Stine i realizon djalit ëndrrën e madhe (FOTO)

Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, u trajtua mbrëmjen e sotme historia e Marios, djalit nga Korça të cilit jeta i ka dhënë një goditje që nuk e ka kaluar edhe në ditët e sotme. Nëna e Marios, Olgerta tregoi se kishte sjellë në jetë tri fëmijë, Marion dhe dy vajza më të vogla. Fatkeqësisht disa vite më parë, njëra prej vajzave, Erini pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë kishte humbur betejën dhe kishte ndërruar jetë në moshën 8- vjeçare.

Mario, asokohe 13 vjeç fillimisht nuk e dinte për fatkeqësinë e ndodhur dhe ishte informuar rastësisht nga banorët e fshatit të cilët vinin në shtëpi për të ngushëlluar familjen. Mario ishte mbyllur në vetvete dhe i vetmi moment që i falte paqe ishin vizitat pranë varrit të së motrës.

Për këtë arsye nëna e ka ftuar Marion në “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar që ta ndajë dhimbjen së bashku me të dhe për ta motivuar që të vazhdojë jetën.

“Mario e di tepër mirë se sa shumë rëndësi ka për ty Erini, por dua të të them që je drita e syve të mi. Dua që të bëhesh i fortë për motrën tjetër dhe të lutem ndiq ëndrrat e tua. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë dhimbje!”, ishte mesazhi i Olgertës për Marion.

Mario i përlotur rrëfeu se sa e vështirë është për të të pranojë dhimbjen e humbjes së motrës. “Ka kaluar shumë kohë, por dhimbja që kam është tepër e madhe. Nuk kam folur më asnjë për këtë ngjarje, vetëm flas me motrën tek varri i saj”, u shpreh Mario.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar një surprizë të veçantë për Marion, duke i sjellë këngëtarin tepër të dashur për publikun, Stinen. “Mario bëhu i fortë dhe ndiq ëndrrat e tua. Këngën që i ke dedikuar motrës do ta realizojmë së bashku, duke i bërë dhe një videoklip. Sot unë jam miku yt dhe mbështetësi yt më i madh”, i tha Stine.