“NDAJA EDHE LEKËT E BURSËS”/ Motra e Elvanës tregon sakrificat dhe vështirësitë për të (FOTO) – AlpeGossip
“NDAJA EDHE LEKËT E BURSËS”/ Motra e Elvanës tregon sakrificat dhe vështirësitë për të (FOTO)

“NDAJA EDHE LEKËT E BURSËS”/ Motra e Elvanës tregon sakrificat dhe vështirësitë për të (FOTO)

Motra e Elvana Gjata, Migena Gjata, e cila prej kohësh jeton në Gjermani ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të folur mbi bashkëpunimin që pati me Elvanën me këngën “Vendi im”.

Gjatë bisedës së tyre, ato kanë zbuluar se Migena ka ndikuar dhe e ka frymëzuar Elvanën të merrej me muzikë dhe që të vogla kanë qenë shumë të lidhura më njëra-tjetrën. Madje Migena ka sakrifikuar gjithçka për të motrën e saj, edhe bursën prej 70 mijë lekësh të vjetra që merrte nga shkolla, e cila e ndante të gjithën me Elvanën.

“Nuk e kam sakrifikuar, e kam ndarë, si çdo gjë që ka qenë e imja e kam ndarë me motrën. Nuk do ta quaja sakrificë, por do ta quaja ndarje, sepse doja t’i bëja qejfin, motra e vogël, kishte teka. Jepej një lloj burse për studentët që dilnin me 10-ta dhe ishte një bursë 70 mijë lekë të vjetra. Këto ishin paratë e mia të xhepit, kafet në Akademinë e Arteve. Vinte Ela e vogla që ishte e fiksuar pas ëmbëlsirave dhe t’ju them nuk ka njeri që bën ëmbëlsirën më të mirë, përveç pjatave kryesore. Unë mezi e pres edhe për këtë”, është shprehur Migena Gjata.

Më tej ka treguar edhe Elvana se si ajo nuk kursehej kurrsesi me paratë e motrës së saj.

“Ishim ulur në kafene. Në fakt duhet ta themi që jemi rritur në një familje me plot sakrifica dhe jo çdoherë kishim mundësi. Ne me motrën dilnim në kafe dhe motra më thoshte ‘e dashur motra ime, sot kemi 2 mijë lekë për të shpenzuar së bashku dhe motra do të pijë një kafe në mënyrë që ti të marrësh një ëmbëlsirë dhe unë gëzohesha dhe thoja sa e mirë është kjo motra ime. Vinte kamarieri, çfarë do marrësh? Thoshtë motra do marr një kafe. Çfarë do marrësh ti motra e vogla? Unë do marr një xup, një picë dhe një kola. Dhe migena ishte, ok unë po e kthej atë kafen, do detyrohemi ta heqim dhe picën”, ka treguar Elvana Gjata duke qeshur.