“SI RRI NË AJËR…”/ Bora Zemani poston fotot, Ermal Mamaqi e ‘akuzon’ se është… – AlpeGossip
“SI RRI NË AJËR…”/ Bora Zemani poston fotot, Ermal Mamaqi e ‘akuzon’ se është…

“SI RRI NË AJËR…”/ Bora Zemani poston fotot, Ermal Mamaqi e ‘akuzon’ se është…

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Përveçse e angazhuar në televizion dhe projektet e saj, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj në “Instagram” ajo numëron 1 milion ndjekës, me të cilët ndan foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Bora ka publikuar disa imazhe ku shfaqet e kuruar në çdo detaj. Ajo mban veshur një fustan të kuq mjaft elegant, i cili ka një të çarë të gjatë.

E si çdo postim tjetër i saj, edhe ky në pak minuta ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku e komplimentojnë. Por te komentet e mori gjithë vëmendjen ai i Ermal Mamaqit. Ky i fundit njihet për komentet plot humor, ashtu siç la edhe te pozat e Borës.

Te një foto, fustani i moderatores qëndron në ajër e pikërisht këtë moment ka komentuar Ermali, i cili shkruan:

“Është fotoshop. Si ka mundësi që rri ashtu në ajër ai fustan. E pra. Ja pra. Na pra”.

“Si rri në ajër...”/ Bora Zemani poston fotot e kuruar

Ndërkohë fansat po presin nëse Bora do i kthejë përgjigje Ermalit, po me humor siç ai i komentoi.