PRITET BASHKËPUNIMI I RI/ Ardian Bujupi “sjell” këngëtarin e famshëm në Shqipëri – AlpeGossip
PRITET BASHKËPUNIMI I RI/ Ardian Bujupi “sjell” këngëtarin e famshëm në Shqipëri

PRITET BASHKËPUNIMI I RI/ Ardian Bujupi “sjell” këngëtarin e famshëm në Shqipëri

Ardjan Bujupi ka bërë shumë bashkëpunime të suksesshme kohët e fundit dhe duket se nuk do ndalet me projektet e tij. I ftuar në ‘Why Not’, ai ka zbuluar se së shpejti do të publikojë një projekt me një këngëtar të famshëm, Farrukon. Ky bashkëpunim do të jetë diçka që në fakt e kemi dëgjuar dhe më parë, pasi këngëtarët do të sjellin së bashku një version tjetër të këngës “Çika-Çika”. “Me Farrukon e kemi kryer videoklipin. Është një njeri modest. Ai më thotë faleminderit për shansin që po më jep. Imagjinoje. Faktikisht bëhet fjalë për remiksin e ‘Çika-Çika’ që pritet të publikohet në 22 shkurt”, u shpreh Ardiani. Kujtojmë se kënga ‘Çika-Çika’ është bashkëpunimi i Ardian Bujupit me Xhensila Myrtezajin, i cili ka arritur një shikueshmëri shumë të lartë në ‘Youtube’. Jemi të sigurt që pas publikimit, kënga do kthehet në hit.