NUK E KA PRANUAR ORIGJINËN/ Serbia do të përfaqësohet në Eurovision me këngëtaren nga Kosova – AlpeGossip
NUK E KA PRANUAR ORIGJINËN/ Serbia do të përfaqësohet në Eurovision me këngëtaren nga Kosova

NUK E KA PRANUAR ORIGJINËN/ Serbia do të përfaqësohet në Eurovision me këngëtaren nga Kosova

Për rreth 2 muaj shtetet e Europës do të konkurrojnë në festivalin e Eurovison-it, ku pritet që të shpallet kënga më e mirë e 2019-s.

Ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi, dje Serbia shpalli këngëtaren fituese në festivalin “Beozivija 2019”.

Nevena Bozovic, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është shpallur fituese me këngën “Kruna” (“Kurora”).

“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë cilësuar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj. Fjala “hakmarrje” lidhet me faktin që para pak vitesh Serbia u la jashtë fazës finale.

24-vjeçarja ka lindur në Mitrovicë, pavarësisht se në profilin e saj në “Wikipedia” nuk përmendet fare vendlindja. Ajo është bërë pjesë e skenës së “Junior Eurovision” në vitin 2007, ndërsa njihet për disa projekte muzikore.