Moderatorja e njohur e emisionit “Wake-Up” në Top Channel, Ori Nebiaj, këtë mëngjes është përballur me një situatë të sikletshme para publikut, sapo ka nisur emisionin e mëngjesit.
Kolegu i saj, Isli Islami, i ka vendosur në studio një audio të regjistruar teksa Ori këndonte për qejfin e saj gjatë momenteve kur ata vendosnin këngë në emision.
E befasuar, ajo ka nisur të qeshë dhe është turpëruar nga regjistrimet ku stonon, duke u përpjekur të sqarojë situatën.
“Që të kemi një sqarim, teksa kënga është në sfond, dëgjohet pak më mirë.”- ka treguar Ori duke qeshur, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.