“KJO HISTORI ËSHTË KTHYER NGA…”/ Kiara Tito flet për Butrint Imerin pas daljes nga shtëpia e “BBV2” – AlpeGossip
“KJO HISTORI ËSHTË KTHYER NGA…”/ Kiara Tito flet për Butrint Imerin pas daljes nga shtëpia e “BBV2”

“KJO HISTORI ËSHTË KTHYER NGA…”/ Kiara Tito flet për Butrint Imerin pas daljes nga shtëpia e “BBV2”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara është pyetur se çfarë mendon për përkrahjen që ish të dashurit i saj, artisti Butrin Imeri ka shprehur gjatë kohës kur Kiara ishte brenda shtëpisë dhe rreth të gjitha aludimeve që qarkulluan më pas.

Nuk do doja ta cekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do ta riktheja absolutisht. Kjo histori është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur dikush ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej.