Majk ka publikuar ditën e djeshme këngën e tij më të re, “Sytë mu kanë qoru”, projekt i cili duket se është pritur mirë nga fansat e këngëtarit, duke gjykuar dhe nga numri i klikimeve në Youtube.
Megjithatë duket se ai që e pëlqen më shumë këngën e ri të reperit, është një fans i veçantë I tij, pikërisht i biri, Roani. Këtë mund ta shohim në një video që Majk e ka postuar në profilin e Instagram-it, ku djali i vogël pasi dëgjon të atin të këndojë, përsërit fjalët e refrenit. Ok, ok, vetëm fjalën “Pa”, por që është e njejta gjë.
Për Majk, kjo është video-ja e preferuar e këngës së re, kështu ka shkruar në post-in që ka shpërndarë. Ndërkohë ai nuk ka harruar të bëj tag dhe mamanë e djalit, njëkohësisht ish-partneren e tij, Majlinda Zekën, gjë që ka shtyrë disa prej fansave të komentojnë dëshirën që ata të kthehen bashkë, por ky është diskutim krejt tjetër.