U THASE DO ZHVENDOSET NË KOSOVË/ Shpërthen keq Stresi: Për ju debila (FOTO) – AlpeGossip
U THASE DO ZHVENDOSET NË KOSOVË/ Shpërthen keq Stresi: Për ju debila (FOTO)

U THASE DO ZHVENDOSET NË KOSOVË/ Shpërthen keq Stresi: Për ju debila (FOTO)

Ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram Stresi njoftoi se është banori më i ri i Prishtinës. Kështu mediat shkruajtën se reperi ka lënë Shqipërinë e do zhvendoset në Kosovë.

 

“Ja dhe nje dite e ikur, histori, aventura te jetuara! Kjo eshte Jeta, por prapëseprapë vjen nje moment në jetën e gjithsecilit që kerkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht iken! Mund të jetë një vend, person, biznes etj! Shokët e vërtetë mbeten te njejte dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare! Ata jane ne zemer, ne dite te bukura si dhe ato te veshtira! Prej sot jam zyrtarisht banori me i ri i Prishtines”, shkruante Stresi.

Pas këtyre lajmeve Stresi ka reaguar duke shkruar se thjesht ka shkuar në Prishtinë për albumin e ri.

 

“Nje spjegim t’vogël: Nuk e kom ndrru as nuk e ndrroj venin ku jom rrit. Për ju debila që s’dini c’ka shkruni. Thjesht po merrem me albumin, kenget e reja, videot e reja. Dhe do ndryshojm lojën ta bojm më interesante. Kjo arrihet në punë, serjozitet dhe përkushtim, dhe me vllazni. Flm për krejt mediat dhe komentuesat, me respekt Stresi”- ka shkruar reperi në rrjete sociale.