VIJOJNË POLEMIKAT PËR FESTIVALIN/ Aleksandër Gjoka: Vera s’ka lidhje fare me muzikën. Këngët u morën në… – AlpeGossip
VIJOJNË POLEMIKAT PËR FESTIVALIN/ Aleksandër Gjoka: Vera s’ka lidhje fare me muzikën. Këngët u morën në…

VIJOJNË POLEMIKAT PËR FESTIVALIN/ Aleksandër Gjoka: Vera s’ka lidhje fare me muzikën. Këngët u morën në…

Aleksandër Gjoka ka komentuar për herë të parë mënyrën e organizimit të Festivalit të RTSH këtë vit që u shoqërua me polemika e debate të shumta.

Këngëtari tha se mori ftesë për të konkurruar në festival por nuk e pranoi pasi dëshiron që ta bëjë kur të ketë një këngë që të “godasë”.

Ndërsa shprehu edhe pakënaqësitë ndaj Festivalit. Ai tha se është thyer kodi duke vënë në konkurrim një kompozitor maqedonas dhe u shpreh se organizatorja Vera Grabocka nuk ka lidhje me muzikën dhe këngën, pavarësisht sa e mirë mund të jetë.

“Më kanë dërguar ftesë në festival por nuk pranova. Ndoshta më mbushet mendja për ndonjë këngë dhe mund të godas, por jo për çmim.

Festivali i fundit për organizimin është thyer kodi. Nuk më pëlqeu ishte kompozitor i huaj.

Nuk më pëlqeu që Vera, të tre e kemi mike, është organizatore e mirë por nuk ka lidhje fare me muzikën, këngën. Këngët u morën në rrogoz. Nuk kishte asgjë transparente,”– tha ai në studion e lajmeve të News 24.