Moderatorja Albana Osmani ka reaguar së fundmi për çështjen e aktorit të famshëm Brad Pitt në mbrëmjen e “SAG AWARDS” ku u përfol shumë pë marrëdhënien e tij me Angelina Jolie dhe afrimitetin e tij me ish-bashkëshorten e para 15 viteve, Jennifer Aniston.
Mesa duket kjo situatë e ka bërë Albanën të futet në mendime dhe të qartësojë disa ide sidomos përsa i përket dashurisë.
Ajo ka shprehur mendimin e saj duke postuar një video që tregon se është duke ndjekur fajlimin e Jennifer dhe se si Brad Pitt po e shikon atë ndërkohë që është duke folur. Duke lënë krahas videos shkrimin e mëposhtëm:
“Ka 24 ore qe flitet per takimin rreth Pitt dhe Aniston . Sa shume amerikanet e duan Aniston mjafton te kujtojme miliona ndjekes qe ajo pati ne pak ore ne hapjen zyrtare te instagramit te saj ,se si per pak u bllokua sistemi si kurre me pare nga ndjekesit e shumte . Nderkohe mbase i vetmi njeri qe ajo do donte ta kishte ndjekur ne jeten e saj eshte ne kete video naten e shume perfolur duke e ndjekur me vemendje duke lene cdo gje tjeter ne ato momente . Sigurisht te gjithe kane ne mendje femren me te bukur ne bote keshtu u cilesua per shume vite Angelina . Se si valle ndjehet ajo . Keshtu dashuria ne fund qenka habia vete ne kete jete , dhe njeriu ne vetevete “nje budalla e gjysem “ ku humb cfare ka vlere dhe kerkon ne pafundesi ate qe se ka . Interesante e gjitha ne fund ! Cheers 🥂 in the name of love ❤️ NEXCLUSIVE: Brad Pitt stopping everything he was doing to watch Jennifer Aniston’s #SAGAwards acceptance speech just did more for us than 8 months of therapy. 😭😭😭 (📷: @thejasonkennedy”.