“LIDHJA E TYRE ËSHTË SKENAR…”/ Eri sapo zbuloi gjithçka për “Për´puthen”, ja çfarë thotë edhe për Olsën – AlpeGossip
“LIDHJA E TYRE ËSHTË SKENAR…”/ Eri sapo zbuloi gjithçka për “Për´puthen”, ja çfarë thotë edhe për Olsën

“LIDHJA E TYRE ËSHTË SKENAR…”/ Eri sapo zbuloi gjithçka për “Për´puthen”, ja çfarë thotë edhe për Olsën

Para disa ditësh, Eri Aga, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, zbuloi të fshehta nga programi. Ai tregoi se autorja e programit, Olsa Muhameti, nuk e kishte lejuar që të zhvillonte një takim me helikopter me Ledjanën, ndërsa më vonë kjo gjë ndodhi gjatë takimit të Jasminës me Princin. Ai shtoi se Olsa është ajo që cakton takimet për vajzat dhe se gjithçka aty ecën në bazë të një skenari. (KLIKO)

Ditën e sotme Eri ishte i ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar gjithë të vërtetat për emisionin. Ai u shpreh se edhe largimi i tij është përgatitur me skenar, sepse është përplasur shpesh me Olsën.

“Kjo skena e fundit është organizuar posaçërisht për të më hequr mua. Kam marr vesh nga burime të sigurta që kanë thënë gjej një mënyrë për të hequr Erin nga Top Channel, sepse unë jam zënë shumë herë aty brenda, sepse kuptoja filmat e Olsës që ju thërriste gocave dhe çunave që i zgjidhte për takim.

Ajo ka disa që i sjell rrotull dhe ju thotë ‘A do të bëhesh personazh? Atëherë do më bindesh mua’. Ajo mua nuk më ka ndihmuar kurrë, siç ndihmonte të tjerët. Kur fliste ndonjë vajzë për mua i thoshte mos fol për këtë, po do flasësh për këtë, që të bëhej personazh ai tjetri, jo Eri”, u shpreh ish-konkurrenti.

Eri bëri dhe një deklaratë shumë të fortë, teksa tregoi se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skenar.

“Unë arrita ta pëlqeja Ledjanën, sepse vetëm ajo më tërhiqte si vajzë. Unë prandaj them që janë të gjitha të planifikuara, sepse kur kam bërë takimin e dytë me Ledjanën e pyeta a ke ndjenja për Mevlanin, që dhe unë të tërhiqesha. Jo më tha nuk kam ndjenja dhe mu betua për vëllain, për familjen. Ndërsa tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për show. Lidhja e tyre është skenar, ata për dy javë do dalin çift bashkë”, tregoi Eri.

Ai tha se të gjitha vajzat në program, përveç Sarës, kanë lidhje jashtë programit. Madje Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.

Në fund ai shtoi se është shumë i lumtur që është larguar, sepse në “Për’puthen” ka përjetuar shumë stres për shkak të gjithë lojërave që bëheshin.