NJË BABA SI SINANI/ Andra Destani publikon momentin e veçantë të këngëtarit me djalin e vogël (FOTOT) – AlpeGossip
NJË BABA SI SINANI/ Andra Destani publikon momentin e veçantë të këngëtarit me djalin e vogël (FOTOT)

NJË BABA SI SINANI/ Andra Destani publikon momentin e veçantë të këngëtarit me djalin e vogël (FOTOT)

Andrra Destani e Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë dy muaj më parë. Ato u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.

E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.

Më pas vëllai i madh Ansi zbuloi emrin e anëtarit më të ri të familjes Hoxha. Ansi postoi në profilin e tij në Instagram një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në krahë vëllain e vogël.

Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkroi vogëlushi duke na zbuluar kështu emrin e veçantë të bebushit.

Siç tregoi Sinani, emrin e vëllait të vogël e kishte zgjedhur vetë Ansi .

Këngëtari është një baba shembullor, që kujdeset për të voglin dhe e vë në gjumë. Vetë Andrra ka ndarë në InstaStory një moment të Sinanit me Ayan që na i ngrohu zemrat sot.

Ai shfaqet me të birin dhe teksa vë në gjumë atë, e ka zënë gjumi edhe për vete. Sigurisht, ky moment s’mund t’i shpëtonte mami Andrrës.

“E zuri gjumi për vete”- shkruan ajo me humor krahas postimit.