Në “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar Petri Bozo së bashku me 45 bukuroshe nga e gjithë bota të cilat konkurrojnë për “Miss Globe”. Ermali u kërkoi disa prej tyre të jepnin fjalimin falenderues që Misset bëjnë pasi marrin kurorën, por në gjuhën e tyre amtare.
Ishte Missi nga Letonia që shkaktoi shumë të qeshura në publik pasi fjala “Faleminderit” në gjuhën letonisht tingëllonte me “Po dhj*s”.
Ermali i tregoi Missit se ajo fjalë nuk është e mirë në gjuhën shqipe ndërsa ajo zbuloi se kështu thuhet “Faleminderit” në letonisht.