Ka akoma shpresë! Këta gjashtë Princa janë ende në kërkim të dashurisë – AlpeGossip
Ka akoma shpresë! Këta gjashtë Princa janë ende në kërkim të dashurisë

Ka akoma shpresë! Këta gjashtë Princa janë ende në kërkim të dashurisë

E di! Mbase jeni mërzitur pak kur patë super dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle dhe po mendoni se ju akoma nuk keni një Princ në krah.

Por mos u shqetësoni më, Princ-at nuk kanë mbaruar. Në botë vazhdojnë të jenë edhe 6 djem të tjerë beqarë që vijnë nga familje mbretërore dhe ku i dihet, mbase mund të keni fat!

1.Princi Mateen i Bruneit

 

Mateen është djali i katërt i i Sulltanit të Bruneit. Ai është 26 vjeç dhe është mjaft popullor në Instagram me 881m mijë ndjekës.

Ai është mjagt i apasionuar për vendin e tij të origjinës dhe atletik. Princi u u diplomua nga Akademia Ushatarake Mbretërore në Sandhurst dhe merret me sporte si polo, boks dhe futboll.

2.Princi i kurorës “Hussein bin Abdullah” i Jordanisë

 

Djali 23-vjeçar i Mbretit Abdullah dhe Mbretëreshë Rania-s nuk është vetëm princ, por është gjithashtu një yll në Instagram me 1.1 milion ndjekës.

Ai merret me disa lloje sportesh si futboll dhe po ashtu si i ati ka gjasa të jetë mbret, kështu që i duhet dikush interesant në krah.

3.Sheiku Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum i Dubait

Prit një minutë!. Kemi folur shumë shpejt për yjet e Instagram- it , Princi i Kurorës së Dubait, i njohur edhe si Fazza, ka 5.9 milionë, që ndjekin çdo lëvizje të tij në platformën e mediave sociale.

Ai është një kalorës me disa tituj, por 35-vjeçari merret gjithashtu me gjuetinë e fajkoje, eksplorimin e shpellave, çiklizëm dhe merret me poezi.

Është një kombinim i paparë për të qënë Princi juaj ideal.

4.Princ Sebastien nga Luksemburg

Epo këtij duhet t’i themi Madhështia e Tij Mbretërore Princi Sébastien Henri Marie Guillaume, Princi i Luksemburgut, Princi i Nassaut dhe i Bourbon-Parma.

Por unë jam i sigurt se ai do t’ju lejojë të përdorni vetëm një ose dy emra sapo ta njihni.

25-vjeçari është një oficer i ushtrisë së Luksemburgut dhe më i riu nga pesë vëllezërit e motrat dhe fatkeqësisht ndoshta nuk do të jetë ndonjëherë mbret.

Por ai di të bëjë shumë gjëra dhe ka disa hobi ngjitjen, skijimin, notin dhe regbi.

Gjithashtu atij i pëlqen të zbulojë kultura të reja dhe pse të mos e provoni duke filluar t’i tregoni për kulturën tuaj.

6.Princi Jean Christophe Napoleon Bonaparte

Po, keni të drejtë nëse po mendoni se ai është një pasardhës i Napoleon Bonaparte! 31-vjeçari është nipi i madh i madh i famshmit Napoleon.

Monarkia franceze u hoq në fund të shekullit të 18-të, por disa në kombin francez e njohin Jean si një anëtar të Shtëpisë Perandorake bazuar në prejardhjen e tij.

Pra, ai është në thelb, një perandor, por Jean ka një faqe LinkedIn ashtu siç bën çdo profesionist i vetë-respektuar i kapitalit privat!

6.Princi Joakim i Belgjikës

Ky princ nuk ka të ngjarë të ulet në fronin e mbretit pasi kushëriri e tij, Princesha Elisabeth, është vajza më e madhe e Mbretit Philippe të Belgjikës dhe është e para në vijën e trashëgimisë.

Ai ka marrë vendin e tij në marinën belge pasi ai është një shëtitës shakatar. Ai ishte arsimuar në Angli dhe Itali.