HOROSKOPI DHE VIPAT/ Sonila Meço, “Gaforrja” kardinale e etur për sukses! – AlpeGossip
HOROSKOPI DHE VIPAT/ Sonila Meço, “Gaforrja” kardinale e etur për sukses!

HOROSKOPI DHE VIPAT/ Sonila Meço, “Gaforrja” kardinale e etur për sukses!

Sonila Meço është një ndër figurat e ekranit e cila ka qenë prej vitesh pjesë e tij.

Në horoskop ajo i përket shenjës së “Gaforres” dhe ka karakteristikat e mëposhtëme:

Gaforrja është ndër shenjat më kardinale të horoskopit dhe arritjet e saj nuk janë asnjëherë mesatare.

Prej vitesh Sonilën e kemi parë pjesë të ekranit dhe në pozicione mjaft të rëndësishme. Ajo preferohet shumë nga publiku në çdo dalje të saj.

View this post on Instagram

Pjesë nga analiza e sotme për albanianfreepress.al: Arkitektura e autokracisë Betoni fsheh mëkate të shumëfishta… Nuk ka pse të mos dyshojmë, kur faktet sot po dëshmojnë se kullat, ndërtesat moderne të konceptuara nga arkitektët më të mirë në botë (ata që çuditërisht, me gjithë portofolin marramendës artistik, mahniten nga pushtetarë me njohuri e talent mediokër në urbanistikë dhe art), po ndërtohen gjithnjë e më shumë në vende pak të lira e me demokraci të cunguara. Arkitektët më të mëdhenj botërorë, po zhvendosin edhe planet e tyre më ambicioze në vende autokratësh. Dhe ka një shpjegim për të, filozofia “tabula rasa” e vendimmarrësve. Daniel Libeskind, një nga arkitektët më të njohur në botë, që punon në çdo cep të globit, pak kohë më parë do të kritikonte nga Belfasti arkitektët e gatshëm të ofronin shërbimet e tyre në vende totalitare, të korruptuara ose të kapura. “Mendoj se arkitektët sot, duhet të mbajnë një qëndrim etik; më shqetëson fakti se një arkitekt ka dorë të lirë për të vepruar, sikur të kish një çek të bardhë! Pa e vrarë mendjen se, a ka një proces publik mbi atë projekt, kush e zotëron pronën, këtë tokë, këtë ndërtesë?” Libeskind, me një mospranim total të shteteve ku një forcë politike arrin të vendosë për gjithçka, duke refuzuar parimet demokratike, sheh gjithnjë e më shumë një përpjekje të paskrupullt të arkitektëve edhe shumë të talentuar, për të ofruar shërbimet e tyre aty ku shkelja e ligjeve, ku antikushtetutshmëria është normë. Ai përmend zëlartas faktin se, po dallohet qartë dyndja e arkitektëve në vende ku vendimmarrja e konsultuar, dëgjimi i zërit të publikut, zgjedhjet e besueshme ulen në sediljen e pasme të një makine pushteti, që kujdeset vetëm për pasurimin e liderëve dhe kastës së saj. Çfarë konstatohet lehtësisht pas kritikave të Libeskindit, është se arkitektët shpesh e gjejnë veten në një raport të fortë me pushtetin. Nuk punojnë dot pa të. Sepse arkitektët duan klientë që nuk tremben, që investojnë shumë pará dhe tallen me opozitën lokale. Nëse lëmë këtë arkitekturë të trishtë të na sundojë, sa e dhimbshme do jetë të jetojmë brenda saj? Analiza e plotë në linkun në bio.

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

Gaforret gjithashtu njihen si një ndër shenjat e horoskopit që e adhuron mamanë e saj e nuk nguron ta tregojë ate edhe në publik.

Së fundmi, një Gaforre si Sonila publiku gjithnjë e admiron për qetësinë e pozitivitetin që e karakterizon.

View this post on Instagram

Pjesë nga analiza e sotme në albanianfreepress.al: Koma pas një Botërori Ajo çfarë një autokrat i një ekonomie të pasuksesshme kërkon, është të ndalojë ata jashtë pushtetit të bien në një mendje dhe të mos lejojë asnjë krisje mes atyre që janë brenda. Ndaj, o burra fakteve me kokë, sepse tragjedia e vërtetë është se, ky dështim ekonomik është menduar të jetë i tillë! Të shkatërrohet çdo nismë e lirë, të dekurajohet talenti dhe entuziazmi i qytetarëve, duke ndërtuar një fushë loje me rregulla arbitrare, për t’ju bjerrë atyre çdo mundësi! Asnjë gabim nuk ka në këtë skemë, as institucionet e dobëta e as drejtësia e munguar. Gjithçka e renditur qartazi e me afate për të çuar në koma një shtet të tërë, sepse vetëm kështu mund të bësh ç’të duash me të. … Ja pra një renditje faktesh e zhvillimesh të vetëm javës së fundit, dëshmon për kolapsin e dizenjuar të ekonomisë shqiptare. Teoria dhe përvoja historike kanë dëshmuar disa mënyra se si një vend çohet në kolaps dhe Shqipëria po i përmbush me zell të gjitha hapat. Shqipëria e burimeve të bollshme natyrore, e ditëve me diell e tokës pjellore, dy deteve, liqeneve e lumenjve. Tamam si ajo vajza e bukur, por me trurin çuar në koma, për të bërë enkas ç’të duash me të. Ndërkohë, “kush luan sot dhe sa janë koeficientët?” – pyet dikush në tryezën ngjitur me timen. Analiza e plotë në linkun në bio.

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

/AlpeNews.al