ËSHTË ZYRTARE/ Reperja shqiptare do të publikojë një këngë me të dashurin – AlpeGossip
ËSHTË ZYRTARE/  Reperja shqiptare do të publikojë një këngë me të dashurin

ËSHTË ZYRTARE/ Reperja shqiptare do të publikojë një këngë me të dashurin

Në këngën e re Baby G nuk do të jetë vetëm, por me të dashurin e saj.

Reperja shqiptare ka vendosur të bashkëpunojë me partnerin e saj Lim Hoti, i cili është i njohur edhe për miqësinë e tij me Stresin.

Ishte reperja që postoi në Instagram një video ku shfaqen të dy në makinë, ndërsa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e tyre që pritet të publikohet së shpejti.

“Kush është gati për ‘Pretty Gangster’”, shkroi Baby G në postimin e Instagram-it.

Ende nuk dihet data kur do të publikohet hiti i tyre, ndërkohë që ky është një nga postimet e rralla të saj me partnerin, pavarësi se Lim Hoti ia ka shprehur ndjenjat në Instagram më parë.

Baby G prej pak kohësh jeton në Shqipëri për karrierën e saj në muzikë dhe për të qenë më afër të dashurit.