Pse është më mirë të jesh femër? Zbuloni 5 arsyet me të cilat të gjithë do të biem në një mendje – AlpeGossip
Pse është më mirë të jesh femër?  Zbuloni 5 arsyet me të cilat të gjithë do të biem në një mendje

Pse është më mirë të jesh femër? Zbuloni 5 arsyet me të cilat të gjithë do të biem në një mendje

Bota mashkullore dhe ajo femërore kanë qenë gjithmonë në përplasje me njëra-tjetrën për shumë arsye. Në një botë ku femrat vazhdojnë të luftojnë për barazinë gjinore ka një studim i cili ka nxjerrë një grup arsyesh pse është më mirë të jesh femër.

Tolerancë në dhimbjet e trupit
Femrat kanë kënaqësinë të sjellin në jetë fëmijë. Dhimbja gjatë atij procesi është aq e madhe sa ka shumë pak ngjarje në jetë me të cilat mund të krahasohet. Për këtë arsye toleranca ndaj dhimbjeve në trupin e femrës është shumë më e madhe se te meshkujt. Me pak fjalë djemtë e bëjnë qimen tra shumë shpesh!

Jetojnë më gjatë
Për këtë flasin statistikat reale. Femrat jetojnë më shumë se meshkujt sepse sëmuren më pak.

Mund të qajnë lirshëm
Shoqëria i lejon femrat të qajnë në publik dhe privatisht, prandaj janë shumë më të lirshme t’i shprehin hapur emocionet. Ndërsa meshkujt kur qajnë paragjykohen hapur si të dobët.

Mund të përdorin make-up
Meshkujt janë të detyruar të qëndrojnë me fytyrën që kanë lindur, ndërsa femrat kanë pafund mundësi për të eksperimentuar me look-un, duke filluar nga flokët tek grimi.

Nuk vuajnë nga tullacllëku
Sado vite të ketë mbi shpinë një femër, asnjëherë nuk vuan nga rënia e flokut deri në pikën që të ngelet tullac. Është e vërtetë që me kalimin e viteve shëndeti i flokut pëson rënie, por gjithsesi mbetet pak feminilitet. Ndërsa shumica e meshkujve sapo kalojn të 30-tat fillojnë të vuajnë nga rënia e flokut derisa nuk kanë më.