PREJ 9 VITESH TË MARTUAR/ Lidhja e Amit dhe Ermalit jo vetëm mjaltë, moderatori tregon vështirësitë që ka kaluar (FOTO) – AlpeGossip
PREJ 9 VITESH TË MARTUAR/ Lidhja e Amit dhe Ermalit jo vetëm mjaltë, moderatori tregon vështirësitë që ka kaluar (FOTO)

PREJ 9 VITESH TË MARTUAR/ Lidhja e Amit dhe Ermalit jo vetëm mjaltë, moderatori tregon vështirësitë që ka kaluar (FOTO)

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media. Çifti janë prej 9 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.

I ftuar sot në “E diell”, Ermali tregoi se lidhja e tij dhe Amit në fillimet e veta nuk ka qenë mjaltë, por kanë kaluar disa vështirësi.

“Lidhja ime me Amin në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua, por edhe për të.

Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye, por tani unë besoj se periudhën e keqe, pra atë që ndodhet poshtë “2 gisht mjaltit”, e kemi kaluar në fillim kështu që tani, në martesën tonë, kemi vetëm mjaltë”, është shprehur Ermali.