"MË KA SHKATËRRUAR NERVAT"/ Gazetarja e njohur flet për personazhin më të vështirë që ka intervistuar - AlpeGossip
“MË KA SHKATËRRUAR NERVAT”/ Gazetarja e njohur flet për personazhin më të vështirë që ka intervistuar

“MË KA SHKATËRRUAR NERVAT”/ Gazetarja e njohur flet për personazhin më të vështirë që ka intervistuar

Ajo është një ndër gazetaret më të njohura shqiptare, me një karrierë të gjatë në televizion. Fjodora Fjora, prej kohësh drejton emisionin “Chic” ku ka zhvilluar shumë intervista me persona të artit, kulturës dhe jo vetëm. Por në karrierën e saj, ka pasur dhe personazhë që “i kanë shkatërruar sistemin nervor”. E ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ajo ka treguar për një prej tyre:

“Kam pasur momente ku vërtetë njerëzit që kam intervistuar më kanë shkatërruar sistemin nervor. Kam pasur një intervistë me Edi Hilën, që është një piktor shumë i njohur, një artist i jashtëzakonshëm, por një njeri jashtëzakonisht i vështirë për t’u intervistuar. Përpara se të bëja intervistën me të, isha përpjekur shumë. Kishte një ekspozitë personale, ishte një ditë nga ato që binte shi jashtë. Kam bërë 2 orë një bisedë se si atë e kishin intervistuar shumë mirë në Poloni, Rumani, por si gazetarët shqiptarë nuk dinin. Një dy orësh përpara se të hyja në intervistë, ishte “O zot ç’mu desh që erdha”. Por e bëra intervistën, doli shumë mirë sepse do, s’do eksperienca bën të vetën. Por më iku çdo fije energjie pozitive që kisha dhe i thoja të gjithë njerëzve: “Më ka shkatërruar sistemin.”