Histori ’97-e/ Rrëfen gazetarja e njohur: Si më mori burri nuse mes plumbash – AlpeGossip
Histori ’97-e/ Rrëfen gazetarja e njohur: Si më mori burri nuse mes plumbash

Histori ’97-e/ Rrëfen gazetarja e njohur: Si më mori burri nuse mes plumbash

Në studion e Rudinës sot ishte Ermira Çausholli. Gazetarja prej vitesh nuk kishte dhënë intervistë, pas një shkëputjeje dhe rikthimi në televizion. Ermira prezantoi përmes disa fotosh dhe një videoje familjen e saj. Ajo është nënë e tre vajzave. “Për rastësi vajza e tretë ka nga e dyta 7 vjet e 7 muaj diferencë dhe ks
të njëjtën diferencë ka edhe vajza e dytë nga e para. Të madhen e linda kur isha studente, kurse të voglën kur bëja emisionin Histori Dashurie”.


Po akoma më interesante dhe jo aq argëtuese ishte dasma e tij. “Ne jemi martuar në 21 mars të vitit 1997 se unë isha 5 muajshe shtatzënë. Nuk e dinim se si do të vinin gjërat e që do niste lufta. E lajmërova Arditin, burrin, që të mos vinin të më merrnin se isha në Korçë kurse ai në Tiranë. Po ishte fiks një premtim që unë vdes për ty. Mori të ëmën, dy shokë të armatosur dhe erdhi më mori. Unë s`e bëra dot dasmën në Korçë se lokali u dogj bashkë me perdet e kuqe dhe pasqyrat e bukura. U bë hi. Kurse Arditi e bëri në Tiranë, po nga 250 të ftuar vetëm 70 na erdhën se ishin larguar të gjithë”, tha Ermira.

Po ata s`e kishin lënë me kaq. Bënë një dasmë tjetër 5 vjet pas të parës. “Nuk e lamë me kaq. Kur vajza na u bë 5 vjeçe bënë një dasmë tjetër ku na erdhën edhe ata 200 të ftuarit e tjerë. E shijoi edhe vajza këtë herë”, tregoi gazetarja.

Sot ishte radha e saj për të treguar gjithë historinë personale.