DEBATI “TUNA-ERMALI-RUDINA/ Olti Curri zbërthen sherrin dhe tregon kush e ka fajin! – AlpeGossip
DEBATI “TUNA-ERMALI-RUDINA/ Olti Curri zbërthen sherrin dhe tregon kush e ka fajin!

DEBATI “TUNA-ERMALI-RUDINA/ Olti Curri zbërthen sherrin dhe tregon kush e ka fajin!

Ditën e sotme, Rudina Magjistari iu përgjigj me një shkrim të gjatë deklaratave plot ironi të Tunës, gjatë emisionit “Xing me Ermalin”. Këngëtarja iu përgjigj rubrikës së “pyetje nga Rudina”, duke thënë se nuk do të shkonte asnjëherë tek emisioni “Rudina”.

Edhe Olti Curri ka thënë fjalën e tij në lidhje me këtë debat, duke mbajtur anën e moderatores Rudina Magjistari. Përmes postimeve në “Instagram”, ai sqaron se Rudina nuk do asnjëherë që personazhet e ekranit të ndihen keq.

 “Hajde Tuna hajde! Epo të ndezësh debat edhe me Rudina Magjistarin! Nuk di domethënë. Unë shkoj te Rudina që komentoj VIP- at dhe Rudina skuqet deri tek veshët kur unë hap krahun siç publiku më njeh, sepse ajo nuk do që askush nga personazhet e ekranit të ndjehet keq. Normale se edhe vetë ka vite që e njeh famën.” – shkruan Olti Curri.

Nga ana tjetër, opinionisti jep panoramën e plotë të këtij debati, sipas së cilit Tuna dhe Ermali kërkojnë vëmendjen e moderatores, pasi nuk kanë sukses në karrierën e tyre.

 “Çfarë pyetjeje? Çfarë ka ndodhur mes tyre! Rudina ka absolutisht emisionin më të ndjekur të pasdites në Shqipëri(jo më kot edhe Ermal Mamaqi e futi në valle në mungesë?Ndërsa Tunës i ka ikur treni me gjithë mashinist dhe faturino. Në koncerte marrin Tayna- n, Kidën, Dhurata Dorën, ndërkohë Dua Lipa, Era Istrefi po pushtojnë botën. Si të jetë rehat Tuna! Ja edhe këtë enigmë e zgjidha,”  përfundon opinionisti.