Eliona Pitarka do martohet së shpejti dhe festën e beqarisë e paska organizuar në mënyrën e saj. Ajo ka zgjedhur një vend me pishinë, ku ka mbledhur mikeshat për të realizuar foto kujtimi. E veshur me një body që shkruan ‘Bride to be’ (nuse e ardhshme), ajo shfaqet e kuruar dhe shumë e qeshur, ndërsa shprehet se nuk do të jetë një nuse e zakonshme.
Foto krah saj, kanë publikuar edhe dy koleget aktore, Cubi dhe Delinda Disha.
Dasma duket se do jetë afër dhe celebrimi vjen pasi solli në jetë fëmijën e parë me partnerin e saj prej vitesh.