TMERRI I KUZHIINIERËVE KA NJË PIKË TË DOBËT/ Renato Mekolli tregoi se ka frikë nga ky person (FOTO) – AlpeGossip
TMERRI I KUZHIINIERËVE KA NJË PIKË TË DOBËT/ Renato Mekolli tregoi se ka frikë nga ky person (FOTO)

TMERRI I KUZHIINIERËVE KA NJË PIKË TË DOBËT/ Renato Mekolli tregoi se ka frikë nga ky person (FOTO)

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është kthyer në tmerrin e konkurrentëve të garës “Hell’s Kitchen”, por jo vetëm.

Ndërsa ka treguar se perfeksioni ka shumë rëndësi për të në gatim dhe shpesh kthehet në debate të forta me konkurrentët, ka një person prej të cilit ka frikë.

Dhe kush mendoni se është?

I ftuar në emisionin “BE Caffee” këtë të diel, Mekolli pohoi se ka frikë nga e ëma.

“Më kanë thënë burime të sigurta që ke frikë nga mami”, iu drejtua aktori i humorit, Bes Kallaku.

Ndërsa tha se ishte e vëretë, Renato u shpreh:

“Kam frikë dhe i them: ‘Ma, të premten bëj ndonjë gjë tjetër mos shiko ‘Hell’s Kitchen”.

Gjatë emisionit u zbulua një tjetër “e fshehtë” lidhur me shefin e kuzhinës, që i shumë dëshirë ushqimet që bëjnë nënat e shokëve.

I pyetur nëse e sheh jetën jashtë atdheut, Renato Mekolli shprehu se largimi është një opsion për të dhe mes vendeve që do të zgjidhte janë Londra ose Los Angeles.