ÇDO PRIND DUHET TA PROVOJË/ Rituali më i bukur i mbrëmjes i Eminës me vajzat (FOTO) – AlpeGossip
ÇDO PRIND DUHET TA PROVOJË/ Rituali më i bukur i mbrëmjes i Eminës me vajzat (FOTO)

ÇDO PRIND DUHET TA PROVOJË/ Rituali më i bukur i mbrëmjes i Eminës me vajzat (FOTO)

Një pjesë të konsiderueshme të ditës Emina Çunmulaj e kalon me dy vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya. Modelja shqiptare ka treguar se i pëlqen që të jetë pranë tyre në çdo etapë të rritjes dhe të kujdeset sa më shumë për to. Së fundmi Emina ka treguar një ritual që ndjek gjithmonë gjatë mbrëmjes, përpara gjumit. “Nuk ka vend tjetër ku do doja të isha. Vajzat e mia i duan shumë librat dhe ne ndjekim një ritual. Ajo zgjedh gjithmonë disa libra për t’i lexuar çdo natë përpara se të shtrihet për gjumë, por së fundmi preferon më shumë librat me muzikë”, – ka shkruar Emina përkrah një fotografie më vajzën e saj.

Do të ishte shumë mirë që të gjithë prindërit të ndiqnin një ritual të tillë, shumë edukues për fëmijët.