“A MË BESON?” Luizi sqarohet me Kiarën: Fola se kam një arsye shumë të fortë, nuk thuhet… – AlpeGossip
“A MË BESON?” Luizi sqarohet me Kiarën: Fola se kam një arsye shumë të fortë, nuk thuhet…

“A MË BESON?” Luizi sqarohet me Kiarën: Fola se kam një arsye shumë të fortë, nuk thuhet…

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka marrë Kiara Titon më vete për të folur rreth gjithë situatës së krijuar për sëmundjen e tij.

Më herët këngëtari i ka rrëfyer moderatores se vuan nga një sëmundje e rrallë, por nga analizat e bëra mbrëmë ai rezultoi se ishte mirë me shëndet

Pjesë nga biseda mes tyre:

Luizi: Fola se kam një arsye shumë të fortë që fol

Kiara: Po pra, po cila është arsyeja? Nuk e thua dot?

Luizi: Nuk thuhet dot këtu. Dhe po të them, fola se kam një arsye shumë të madhe. Unë ajo që të kërkova ty kur erdha brenda, kur erdha prej atje, vetëm një fjalë të thashë “a më beson?”, kurrgjë tjetër

Kiara: Jo

Luizi: Nuk dua asnjë shpjegim, asgjë. Ti the jo

Kiara: Nuk të besoj, fjala e produksionit është ligj ‘mos u merrni më me këtë muhabet, u mbyll dhe kaq, që gëzon shëndet të plotë’. Ca pret të të them, të besoj unë ty? Si do të të besoj? Dhe shyqyr që nuk të kam besuar plotësisht deri më tani. Realisht. Kam pasur gjithmonë një fije dyshimi. Dhe shyqyr se do më kishte marrë lumi fare, kupton?