Zaimina flet për herë të parë për sherrin me Rezartën: Komenti i Shkurtës nuk pritej (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Zaimina flet për herë të parë për sherrin me Rezartën: Komenti i Shkurtës nuk pritej (FOTO+VIDEO)

Zaimina flet për herë të parë për sherrin me Rezartën: Komenti i Shkurtës nuk pritej (FOTO+VIDEO)

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja Zaimina Vasjari do të shfaqet në emisionin “Xing me Ermalin”, ku për herë të parë, siç shihet në videon promovuese të emisionit, do të flasë për sherrin e shumëpërfolur me miken e saj, këngëtaren Rezarta Shkurta.
Nga shoqe të ngushta, për një kohë të gjatë u duke se dy vajzat e famshme të shoëbiz-it u ftohën me njëra-tjetrën, aq sa Rezarta nuk u bë e gjallë as për lindjen e Khloes, vajzës së Zaiminës.

Megjithatë, gjërat duket se më në fund janë ritkhyer në normalitet mes tyre, pasi kohët e fundit, ato kanë rinisur komentet me njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Por se cili ishte shkaku i konfliktit mes tyre, Zaimina mesa duket do ta zbulojë në emision mbrëmjen e sotme dhe për këtë, duket se Rezartës nuk do t’i vijë aspak mirë.

“Ishalla i ke thënë të vërtetën atij Ermal Mamaqit, gjej vend e futu Zaçe!”-ka ka komentuar Zaiminës Rezarta. “Oooops…”-i është përgjigjur Zaimina, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të dalë në shesh sot në mbrëmje.

Nesër do qani tu qesh😂😂😂 Xing me Ermalin ora 21.00 @zaimina_vasjari

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on