Doni të dini dietën “magjike” të VIP-ave? Gjithçka rrotullohet rreth dy numrave: 8 dhe 16 – AlpeGossip
Doni të dini dietën “magjike” të VIP-ave? Gjithçka rrotullohet rreth dy numrave: 8 dhe 16

Doni të dini dietën “magjike” të VIP-ave? Gjithçka rrotullohet rreth dy numrave: 8 dhe 16

Duket misterioze kur të gjithë flasin për të, përfshirë këtu njerëz të njohur të artit e të sportit dhe është dietë që përbëhet nga vetëm dy numra, 8 dhe 16.

Në fakt, nuk janë numra magjikë, por intervale kohe në harkun e 24 orëve komplekse të ditës ku lejohet ose jo të hani.

Është një parim i thjeshtë.

E gjitha çfarë duhet të bësh është të numërosh kaloritë e komplikuara, të peshosh ushqime apo “të rrish pa ngrënë”.

Natyrisht, duhet të hash në mënyrë të moderuar, duke eliminuar sheqernat dhe pijet alkoolike e duke kufizuar karbohidratet dhe yndyrnat.

Ajo që ka rëndësi është momenti i ditës kur merret ushqimi dhe mund të hani brenda një intervali prej 8 orësh, ndërkohë që agjëroni pjesën e mbetur të kohës.

Avantashi i këtij regjimi, këshilluar mes të tjerëve nga Avid Kingsbury, trajner personal i shumë yjeve të Hollviudit, është në faktin se rënia në peshë nuk ndikon në masën e dobët muskulore, e cila mbetet e paprekur. Masa e yndyrës digjet në mënyrë efikase duke prodhuar energji, duke patur dhe një efekt detoks.

Parimi që e bën të funksionojë këtë dietë është në faktin se agjërimi për një numër të mjaftueshëm orësh ndez metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumin e yndyrnave të depozituara, duke rregulluar prodhimin e insulinës