“MË LËR REHAT, S’JE TIPI IM”/ Linda Rei refuzon hapur Ledri Vulën (FOTO) – AlpeGossip
“MË LËR REHAT, S’JE TIPI IM”/ Linda Rei refuzon hapur Ledri Vulën (FOTO)

“MË LËR REHAT, S’JE TIPI IM”/ Linda Rei refuzon hapur Ledri Vulën (FOTO)

Pak minuta më parë, transgjinorja më e famshme në Shqipëri, Linda Rei, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve në profilin e saj në Instagram, pasi ka publikuar një bisedë në Facebook mes saj dhe reperit Ledri Vula.

Ai i kishte shkruar e më pas i kishte dërguar një thirrje në Messenger, mirëpo menjëherë pasi Linda ka parë mesazhet, e ka bërë publike bisedën në Instastoryn e saj.

“Të lutem mos ma shqetëso telefonin. Je shumë i mirë por je shumë pis”- kishte shkruar ajo në postim.

Më pas, në një tjetër foto, Linda ka treguar për ndjekësit përgjigjen që i ka kthyer Ledrit, duke e refuzuar hapur:

“O Ledri më lër rehat se s’je tipi im”.

Mesa duket, pas publikimit të bisedës, transgjinorja ka marrë mesazhe nga ndjekësit, të cilët i kanë shkruar se profili i Ledrit në fakt është fallso. Kështu, ajo ka sqaruar se në fakt e dinte këtë gjë, por kishte vendosur ta bënte gjithçka për humor.

“Normal që e di që është profil fake, po më mirë ta sqaroj për ata njerëzit e trashë. Ishte hajgare, se më vjen të qesh me këta njerëz, sa kurajo kanë.”-ka sqaruar Linda.