A JENI GATI PËR “INVISIBLE CHALLENGE”? Sfida më e re që do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri (VIDEO) – AlpeGossip
A JENI GATI PËR “INVISIBLE CHALLENGE”? Sfida më e re që do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri (VIDEO)

A JENI GATI PËR “INVISIBLE CHALLENGE”? Sfida më e re që do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri (VIDEO)

Një sfidë e re po bëhet virale në internet dhe të gjithë ne po shkrihemi së qeshuri.

Quhet “The invisible challenge” (sfida e padukshme), nëpërmjet së cilës bëhet dikush të besojë se kthehet në të padukshëm. E gjitha nisi më 29 gusht, kur dy motra e bënë vëllanë e tyre të besonte se ishte zhdukur dhe nuk mund ta shihnin.

Vajzat i hodhën sipër një çarçaf dhe thanë “disa fjalë magjike” dhe pasi e zbuluan djalin, pretenduan se nuk e shihnin. Për ta bindur ato bënë dhe një foto ku ai mungonte (gjithsesi fotoja ishte bërë më përpara). Djali i vogël filloi të bërtiste i tmerruar.

Kjo më pas u bë virale dhe mijëra njerëz filluan ta provonin e shpërndanin në rrjetet sociale. Mendohet se frymëzimi është marrë nga një shfaqje e Netflix “Magic for Humans” ku në një seri, Justin Williams bind një burrë që është kthyer në të padukshëm.

Të mos harrojmë që e njëjta sfidë është bërë dhe më përpara këtë verë, por me kafshët e tyre shtëpiake. Atë mund ta gjeni me emrin #WhatTheFluffChallenge.