‘Duhet të bëj vetvrasje të më besojnë?’/ Ajsi u drejtohet femrave: Flisni… (VIDEO) – AlpeGossip
‘Duhet të bëj vetvrasje të më besojnë?’/ Ajsi u drejtohet femrave: Flisni… (VIDEO)

‘Duhet të bëj vetvrasje të më besojnë?’/ Ajsi u drejtohet femrave: Flisni… (VIDEO)

Moderatori i “Një kat më lart” Ermal Peçi mirëpriti Ajsi Xhaxhaj në studion e tij. Duke folur për të kaluarën e saj, Ajsi tha se kanë abuzuar shumë me të, sidomos portalet. E emocionuar ajo thotë se familja i ka qëndruar shumë pranë duke i dhënë forcë për të përballur çdo gjë në lidhje me historinë e abuzimit.

“Ka shumë persona që do ta besonin historinë time nëse do bëja vetvrasje apo të bija në depresion. Unë kam zgjedhur të jetoj, po e shijoj këtë jetë në maksimum që të harroj atë që më ka ndodhur’’- tha Ajsi.

Ajo pohoi se e shkuara e ka penalizuar në projektet e saj teksa nuk heziton tu drejtohet vajzave që kalojnë të njëjtën gjë, si ajo dikur, apo janë preh e abuzime të ndryshme .

“Flisni, flisni, flisni. Ne femrat jemi të shtypura më këmbë. Do përballeni me opinione, por flisni. Më vonë do kuptoni sa mirë keni vepruar. Më mirë të flisni”- vijoi Ajsi.

Mos humbisni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.