ME PUSHIME NË SHQIPËRI/ Familja e Dua Lipës viziton Kalanë e Butrintit (FOTOT) – AlpeGossip
ME PUSHIME NË SHQIPËRI/ Familja e Dua Lipës viziton Kalanë e Butrintit (FOTOT)

ME PUSHIME NË SHQIPËRI/ Familja e Dua Lipës viziton Kalanë e Butrintit (FOTOT)

Familja e Dua Lipës po qëndron në Shqipëri, si destinacioni i radhës i pushimeve të tyre, ku nuk kanë munguar as vizitat në pikat turistike të vendit.

Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa, ai i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në fotot e publikuara ai shfaqet pranë bashkëshortes Anesa Lipa si dhe fëmijëve, Rina dhe Gjin Lipa.

“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka shkruar Dukagjini në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CE8z9tvBGqs/?utm_source=ig_web_copy_link

Fotot janë pëlqyer edhe nga fansat e këngëtares, të cilët i kërkojnë Dukagjinit që herën tjetër të vizitojë Shqipërinë bashkë me Duan.

Kjo e fundit ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë partnerit Anwar Hadid, ndërsa nuk i shoqëroi prindërit as kur ata ishin me pushime në Mal të Zi.